Gramshi kampione e Kategorisë së Dytë

Sporti

Gramshi kampione e Kategorisë së Dytë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 21:19

Është Gramshi skuadra kampione e Kategorisë së dytë. Skuadra e qytetit të vogël të qarkut të Elbasanit shijon suksesin pas një sezoni fantastik për të ku jo vetëm realizoi ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm por siguroi edhe trofeun duke mposhtur me rezultatin 3-1 në stadiumin Qemal Stafa Korabin.

Një numër relativisht i madh tifozësh ishin prezentë në impiantin kombëtar për finalen e Kategorisë së dytë, ku fillimi ishte menjëherë më i mirë për Gramshin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Metani zhbllokoi rezultatin në minutën e 16 duke gjetur avantazhin falë kapitenit Ledio Koci. Korabi u hodh në sulm në kërkim të barazimit por skuadra dibrane nuk kishte fatin në krahun e saj pasi në plot tre raste u ndal nga shtyllat e portës s ëbrojtur nga Saraci, ku vlejnë të përmenden një deviijim iu mbrojtjes së Gramshiyt me topin që shkoi në traversë në minutn e 61 ndërsa vetëm një minutë më vonë është sërish shtylla që i mohon një gol të buykur Korabit që u ndëshkua në momentin e tij më të mirë, pasi në minutën e 70 Fucia lëshoi një goditje që nuk mund të konsiderohet e rrezikshmërisë maksimale por gjithsesi portieri i Korabit Aga nuk arriti të kontrolloi topin që përfundoi në rrjetë. 2-0 për Gramshin dhe trajneri Luan Metani mund të festojë me golin që hipotekon fitoren. Në minutën e 78 Gramshi shënoi edhe golin e tretë me anë të Gogës që e kishte gjithshka të lehtë i vetëm para portës pas një krosimi nga e djathta në përfundim të një kundërsulmiqë kapi të papërgatitrur Korabin. Skuadra dibrane gjeti gjithsesi golin e flamurit në minutat e shtesës me Lamajn që fiksoi shifrat përfundimtare në 3-1, por festa ishte e tëra për Gramshin ashtu si dhe titulli, ndërsa Korabi mund të kënaqet me ngjitjen në Kategorinë e parë pasi rezulatoi si skuadra e parë në grupin e veriut nëq Kategorinë e Dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat