Ibra në planet e Realit

Sporti

Ibra në planet e Realit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:26

Zlatan Ibrahimoviç mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, ani pse gjatë ditëve të fundit ka deklaruar që do të qëndrojë edhe më tej te Paris Saint Germain.

Portali spanjoll që më shumë shkruan vetëm për transferime të lojtarëve, ‘Fichajes.net’, këmbëngulë që klubi i Real Madridit është i interesuar për sulmuesin suedez dhe dëshiron që ta transferojë atë në ‘Santiago Bernabeu’, në afatin kalimtar të verës.

Në rast të një transferimi të tillë do të ishte një dush i ftoftë për tifozët e Barcelonës, pasi më parë Ibra ishte pjesë e Blaugranëve.

Megjithatë për fatin e suedezit në fund do të vendos vetëm Paris Saint Germain, skuadër që e ka në duar kartonin e lojtarit.

Ndërkohë për Ibrën është flitur një rikthim në Itali, ku Roma, Juventus dhe Milan janë në ndjekje të tij, ndërsa atë po e kërkon edhe Mourinho te Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat