Dortmundi dhe Hummels kanë rënë dakord

Sporti

Dortmundi dhe Hummels kanë rënë dakord

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:37

Drejtori sportiv i Borussias së Dotmundit Michael Zorc i ka dhënë një mesazh të qartë Manchester United në lidhje me Mats Hummels. Drejtuesi i lartë i verdhezinjtë ka siguruar se mbrojtësi 26-vjecar do të qëndrojë në Signal Iduna Park të paktën edhe për një sezon.
“Për një futbollist në moshën e Hummels është normale që të marrë në konsideratë ofertat dhe shqetësohet për të ardhmen, por le të bazohemi të faktet: Dortmundi dhe Hummels kanë rënë dakord që mbrojtësi të qëndrojë në Bundesligë me ne edhe sezonin e ardhshëm.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat