Gavazaj e Gent kampion të Belgjikës

Sporti

Gavazaj e Gent kampion të Belgjikës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:28

Edicionin e kaluar trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, me Anderlechtin u bënë kampion të Belgjikës, por këtë herë nuk ia dolën ta mbrojnë këtë trofe. Edicioni e sivjetshëm është një shqiptar tjetër që kremton titullin e kampionit. Është fjala për futbollistin prizrenas Enis Gavazaj, i cili festoi titullin e kampionit.

Gent në ndeshjen e javës së parafundit (play-off-it) si vendas mposhti me rezultat 2:0 Standard Liege dhe praktikisht shpallen kampion, pasi që tani janë në krye me 49 pikë dhe pesë më shumë se Club Brugge. Gavazaj ka pasur një stinor të vështirë, duke mos luajtur në asnjë ndeshje kampionale të Jupiler League të Belgjikës me uniformën e AA Gent, por në fund i është gëzuar suksesit të madh të ekipit.

Kështu, futbollisti i U-21 të Shqipërisë ka regjistruar titullin e parë kampioni me ekipin e Gentit, ndërsa kontrata e tij përfundon gjatë verës mbetet të shihet nëse do të vazhdojë qëndrimin tek ekip apo do të bëjë zgjedhje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat