Tifozët e Realit zgjedhin trajnerin e ri

Sporti

Tifozët e Realit zgjedhin trajnerin e ri

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:06

Tifozët e Real Madridit dëshirojnë që Jurgen Klopp të jetë pasardhës i Carlo Ancelottit në postin e trajnerit
Jurgen Klopp është i përzgjedhuri i tifozëve të Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, në postin e trajnerit.

Italiani pritet të largohet në fundjavë pas përfundimit të takimit me Getafen të shtunën.

Kurse, në një sondazhi të së përditshmes sportive madrilene, “Marca”, shumica e tifozëve të Los Blancos kanë zgjedhur Kloppin si zëvendësues të Ancelottit.

43 për qind e votuesve duan që Klopp të zëvendësoj Ancelottin, ndërsa në vendin e dytë renditet Michel Laudrup, me 14 për qind.

Në vendin e tretë është Unai Emery i Sevillës, ndërsa top pesëshen përmbyllin Loachim Low dhe Rafael Benitez.
Në listë janë edhe Zinedine Zidane, Julen Lopetegui dhe Andre Villas-Boas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat