Milani synon transferimin e një super-sulmuesi

Sporti

Milani synon transferimin e një super-sulmuesi

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:39

Skuadra e Milanit po pritet të përforcohet në merkaton e verës dhe transferimi i një sulmuesi më emër të madh po paralajmërohet nga mediet në Itali.

Janë tre emra që po përmenden si të mundshëm që në verës të zbarkojnë në “San Siro”. Fjala është për sulmuesin e Sevillas, Carlos Bacca, sulmuesin e Manchester United, Radamel Falcao dhe Leandro Damiao e Cruzeiro.

Në rast se Milani e kryen njërën prej këtyre transferimeve sulmi i saj do të funksionojë mirë, pasi në skuadër janë edhe Menez dhe Destro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat