Keane kritikon paraqitjen e Bale ndaj Juves

Sporti

Keane kritikon paraqitjen e Bale ndaj Juves

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:09

Roy Keane e ka kritikuar Gareth Bale për paraqitjen e tij në disfatën 2-1 të Real Madridit nga Juventusi.
Uellsiani ishte larg formës më të mirë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Juventus Stadium.

Dhe ish-kapiteni i Manchester United nuk ka kursyer fjalët negative për të kritikuar lojtarin, për të cilin thotë se nuk mundohet aq sa duhet.

"Gareth Bale nuk dha absolutisht asgjë sonte”, ka thënë Keane për ITV. “Ju mund të thoni se ishte mungesë vetëbesimi nga Bale, por ai vazhdoi t’i bëjë zgjidhjet e lehta”.

“Arsyeja pse ai është te Real Madridi është të tregohet i guximshëm dhe të përballet me lojtarët. Secilën herë që ai kishte dikë, ai e kthente shpinën”.

“Bashkëlojtarët e tij nuk mund të jenë të kënaqur me të pasi ai bënte opsionet më të lehta secilën herë”, ka shtuar Keane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat