Ramos e pranon: Kam luajtur dobët

Sporti

Ramos e pranon: Kam luajtur dobët

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:39

Mbrojtësi i Real Madridi, Sergio Ramos e ka pranuar se ka luajtur dobët ndaj Juventusit.
Real Madridi pësoi disfatë në Torino nga Juventusi me rezultat 2:1 në ndeshjen e paër gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramos ishte njëri nga lojtarët më të dobët të Realit në këtë takim. Këtë e ka pranuar edhe vetë futbollisti spanjoll.

"Ishte një lojë e keqe në përgjithësi. Kam luajtur dobët, por kjo nuk më shqetëson. I besoj trajnerit Carlo Ancelotti, dhe ai më beson mua”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes.

Ramos është i sigurt se Reali do të luaj mirë në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat