Presidentja nderoi me medalje nënkryetarin e DBF-së

Sporti

Presidentja nderoi me medalje nënkryetarin e DBF-së

Më: 5 maj 2015 Në ora: 14:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim nënkryetarin e Federatës Gjermane të futbollit z. Rainer Milkoreit, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi i Kosovës. Jahjaga e përgëzoi z. Rainer Milkoreit për punën e tij dhe për kontributin e çmuar për zhvillimin, afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Nënkryetari i Federatës Gjermane të futbollit z. Rainer Milkoreit, e falënderoi Presidenten Jahjaha për medaljen me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe premtoi vazhdim të angazhimit dhe të mbështetjes për futbollin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat