Martinez: Barcelona shumë më e fortë se Reali

Sporti

Martinez: Barcelona shumë më e fortë se Reali

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:45

Lojtari i Bayernit, Javier Martinez ka thënë se skuadra e Barcelonës është shumë më e fortë se Real Madridi, pasi bën presion më të madh është më shumë e fokusuar dhe më e mirë në mbrojtje.

Javi Martinez me një bindje të plotë e thotë se skuadra e Barcelonës është shumë më e fortë se Real Madridit, i cili sezonin e fundit e fitoi dhe titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve.

“Kjo skuadër e Barcelonës bën më shumë presion se Reali, është më shumë e fokusuar, është më e fortë në mbrojtje dhe ka një instikt shtesë vrasës te Luis Suarez, i cili është lojtar fantastik dhe i jep shumë mundësi atyre”, tha Javi Martinez.

“Por, ne dëshirojmë të bëjmë historinë, të cilën kemi qenë duke e bërë në dy vitet e fundit. Ne të gjithë jemi të urritur për më shumë”, përfundoi Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat