Çfarë i thanë serbët Mazrekajt pasi e nokautoi serbin?

Zgjedhjet 2013

Çfarë i thanë serbët Mazrekajt pasi e nokautoi serbin?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2015 Në ora: 12:00

Fitorja e Petrit Mazrekajt në Krushevc të Serbisë bëri mjaft bujë për faktin se nokautoi në rundin e tretë serbin, Mihalj Halas. Mazrekaj ka 23 vjet, bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC dhe ka synime që të vazhdojë rrugën e fitoreve dhe të arrijë në maje të këtij sportit të shkathtësive bujare.

Ai tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” për synimet që ka në karrierë, por edhe se çfarë i thanë serbët pasi e nokautoi serbin! “Kur ia nisa në rundin e parë serbi donte të më nokautonte, por e vështrova më shumë kujdes dhe e godita fortë në një moment.

Në rundin e dytë është futur ai me një vetëbesim për të më mundur. Ai bëri një gabim, sepse është hapur pak dhe e godita për ta rrëzuar dhe vazhdoj një pauzë e shkurtër. Mirëpo, rundi i tretë ishte gjithçka e kryer, sepse më këshillat e trajnerit tim veprova, i cili me tha të godas sa më fortë dhe e hodha në nokaut”, tha Mazrekaj, që bokson në Austri, i cili ka 14 fitore, 11 me nokaut. Ai tha se ka pasur provokimet nga shikuesit në sallën e Krushevcit.

“Është normale që ka pasur provokime, fjalë të këqija në drejtim timin, por fare nuk ia kam vënë veshin. Si e kam nokautuar atë, kur dola nga ringu, organizatorët e kësaj ngjarje, serbët me thanë menjëherë të shkojë e të vishem në teshatore, sepse kishin frikë mos po eskalon situata. Frikë nuk kisha, normalisht presion po”, tha Mazrekaj me prejardhja nga Kosova. Boksieri shqiptar që është në rrugë të mirë të sukseseve ka meçin e radhës në Hungari.

“Po përgatitem për meçin e radhës në Hungari (me 27 qershor), pastaj (pas katërt muajve) kam një sfidë shumë të rëndësishme. Do të luftojë për brezin botëror WBC dhe shpresoj se deri atëherë do të përgatitem mjaft mirë”, tha Petrit Mazrekaj, boksieri i kategorisë super të mesme në versionin WBC.

“Pres të rris formën edhe më shumë dhe të vazhdojë rrugën e fitoreve”, tha Mazrekaj që ka idhullit e vet. “Idhull e kam legjendën boksit Mike Tyson, ndërsa te shqiptarët boksierin Nuri Seferi, meçet e të cilit më inspirojnë shumë”, thotë Mazrekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat