Hazard: Titulli i merituar

Sporti

Hazard: Titulli i merituar

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:37

​Futbollisti më i mirë i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se skuadra e cila drejtohet nga Jose Mourinho më mërit e ka fituar titullin e kampionit në Angli.

“E kemi merituar titullin dhe të gjithë jemi krenarë që e arrit”, tha Hazard, pas ndeshjes ndaj Crystal Palace më tre pikët ndaj së cilës Chelsea u konfirmua kampion në Premier League. Më pas Hazard tha se ndihet i lumtur që e ka besimin e Mourinhos, dhe kjo është arsye që ai po shkëlqen në fushë.

Vitin e kaluar kampion në Premier League ishte skuadra e Manchester Cityt, kurse në këtë edicion “Blutë” ishin të pakonkurrencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat