Van Gaal: Kështu na ndodhi me Evertonin dhe Chelseat

Sporti

Van Gaal: Kështu na ndodhi me Evertonin dhe Chelseat

Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:00

Tri humbje rresht për Manchester Utd janë shqetësuese për trajnerin e kësaj skuadre Louis Van Gaal. Ai është i mërzitur nga humbja e fundit si vendas me rezultat 1:0 nga West Bromwich, sepse ishte e treta radhazi pas asaj 3:0 nga Evertoni dhe 1:0 nga Chelsea. Manchester Utd pa dyshim se rrezikon edhe pozitën e katërt e cila shpie në kualifikimet për garat e ardhshme në Champions League.

Futbollisti Robin van Persie e huqi penalltinë në minutën e 74-të, duke lëshuar mundësinë që të barazojë rezultatin. “E kam thënë edhe më parë. Ju ndoshta mendoni se unë jam Zoti por ja që nuk është kështu. Kur ke një skuadër që luan mirë, kundërshtarët mbrohen më shumë dhe nga kjo ndëshkohemi. Kështu na ndodhi me Evertonin dhe sërish më pas me Chelsean. Detyra jonë primare në këto lloj takimesh është të çorganizojmë mbrojtjen e organizuar të skuadrës që kemi përballë””, ntha Van Gaal.

Manchester Urd është në vend të katërt me 65 pikë dhe ka katër më shumë se Liverpooli që klasifikohet i pesti. “Siç kam thënë, deri në fund të jetë një garë si macja me miun, megjithatë unë jam optimist për një mbyllje pozitive të sezonit për ne”, tha Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat