Ky do të jetë transferimi i parë i Dortmundit

Sporti

Ky do të jetë transferimi i parë i Dortmundit

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:43

Te Borussia Dortmund priten ndryshime të mëdha duke filluar nga trajneri.
Jurgen Klopp në fund të stinorit nuk do të jetë në krye të verdhe e zinjve dhe do të zëvendësohet nga Thomas Tuchel.

Ndërkohë priten largimet edhe te lojtarët ku i pari që do të ikë do të jetë mesfushori Illkay Gundogan, ndërsa rrugën e tij do ta ndjekin edhe Neven Subotic, Adrian Ramos, Ciro Immobile, Shinji Kagawa por mund të largohen edhe dy yjet Mats Hummels dhe Marco Reus.

Ndërkohë transferimi i parë pritet të jetë në mesfushë, ku Tuchel dëshiron me çdo kush super talentin gjerman të Mainzit, Johannes Geis i cili ka shpërthyer në Bundesligë këtë edicion.

Geis ka pranuar transferimin në Dortmund, ndërsa gjiganti gjerman për shërbimet e tij do të paguajë 12 milionë euro Mainzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat