E ardhmja e Hernandezit?

Sporti

E ardhmja e Hernandezit?

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:28

Javier Hernandez është në qendër të vëmendjes në javët e fundit. Ai ishte protagonist i dy fitoreve radhazi të Real Madridit. E para, në Champions League ku mundën me rezultat 1:0 Atletico Madridin, dhe e dyta në Ligën e Spanjës, fituan me 4:2 ndaj Celta Vigos.

Në mungesë të Benzemas, sulmuesi meksikan ka arritur t’i shfrytëzojë maksimalisht ndeshjet e fundit. Trajneri i Manchester Utd, Louis Van Gaal, aspak nuk është pishman që Hernandez ka shkuar në Real. “E ardhmja e Hernandezit? E dërgova në skuadër tjetër për këtë sezon sepse nuk mund të luante shumë. Të njëjtën gjë i thashë edhe Welbeck para se të largohej, se te Manchester Utd do të ishte rezervë”, tha Van Gaal.

Tre golat e fundit të Hernandezit, bënë që ai të jetë futbollisti më i përfolur në ditët e fundit. “Mendoni se një lojtar mund të ndryshojë kur shënon një gol? Jo, nuk besoj, ndërsa për Falcaon nuk mund të them të njëjtën gjë. Ai është një lojtar ndryshe dhe me cilësi të tjera”, tha Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat