Van Persie: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Sporti

Van Persie: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:47

Sulmuesi i Mancheshter Unitedit, Robin van Persie, nuk dëshiron të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.
Robin van Persie dëshiron te mbetet në Manchester United derisa hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Sulmuesi holandez është i vetëdijshëm se mund të mos jetë më në formacionin bazë.

Mirëpo, ai prapë është i lumtur që të qëndrojë në Old Trafford, nëse vazhdon të ketë një rol për të luajtur në skuadër, raportojnë mediat britanike.

Van Persie është përmendur si objektiv i shumë klubeve nga liga të ndryshme por duket se edhe në stinorin e ardhshëm do të jetë pjesë e “Red Devils”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat