Zanetti: Icardi afër vazhdimit të kontratës

Sporti

Zanetti: Icardi afër vazhdimit të kontratës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:08

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka pohuar se klubi është shumë pranë rinovimit të kontratës së Mauro Icardit.
22-vjeçari është nga lojtarët më të mirë të Nerazzurrëve këtë edicion dhe po kërkohet nga disa klube angleze.

“Jemi shumë pranë rinovimit. Ai po luan shumë, shumë mirë dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen”.

“Ne e kemi ripërsëritur qëllimin tonë për ta mbajtur këtu. Jemi duke ndërtuar një skuadër me shumë lojtarë të rinj, të cilët i mbështesim në periudha të vështira”.

“Fatmirësisht, po i kalojmë këto vështirësi dhe tash duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe të bëhemi sërish protagonistë”, ka deklaruar legjenda zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat