Dëmtohet Cana, do të mungojë pa afat

Sporti

Dëmtohet Cana, do të mungojë pa afat

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:04

Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana nuk po kalon momente të mira tek Lacio për shkak dëmtimeve që ka pësuar në takimet e fundit.

Cana është parë bashkë me shokun e tij të skuadrës, portugezin Bruno Pereirinha në një klinikë mjekësore.

Mjeku i klubit dyshon se 31-vjeçari shqiptar vuan nga një ndrydhje në gjurin e majtë. Cana ka kryer pranë kësaj klinike një rezonancë magnetike për të mësuar saktë se e mundon.

Edhe 27-vjeçari portugez shkoi për të kryer disa kontrolle për një dëmtim në këmbë, çka e detyroi atë që të humbasë ndeshjen kundër Kievos.

Të dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen Parma – Lacio.

Klubi i Lacios publikoi sot në një njoftim rezultatet e kontrolleve të lojtarëve, ku ndër tjera thuhej se Cana ndodhet në gjendje më të rënduar. Kapiteni kuqezi ka pësuar një traum të hapur në gju, një dëmtim ky që mund t’i hape telashe Canës.

Nuk dihet sa do të mungojë Cana kur në Serinë A kanë mbetur edhe pa ndeshje për t’u luajtur deri në përfundim të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat