Blerina Seferi të shtunën do të “pushtoj” Berlinin

Sporti

Blerina Seferi të shtunën do të “pushtoj” Berlinin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 16:19

“Shqiponja nga Shipkovica”, xhudistja Blerina Seferi, këtë fundjavë do të paraqitet në një garë shumë të fortë për kadete e cila do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Kupën Evropiane për kadete, me ç’rast me leje speciale marrin pjesë edhe xhudistet nga Japonia e Brazili. Për këtë eveniment Seferi është përgatitur në Hamburg, ndërkohë që ajo deklaron se ndihet shumë mire dhe pret rezultate pozitive pikërisht medalje.

“Po vazhdimisht unë po përgatitem për garat vendore dhe ato ndërkombëtare, por kësaj radhe intensiteti i ushtrimeve ka qenë më i lart, pasi gara e të shtunës është shumë e fuqishme pasi në të kanë paralajmëruar të marrin pjesë shumë shtete të fuqishme me xhudistët më të mirë që kanë në kategorinë e kadetëve, ndër to edhe Brazili dhe Japonia”, thotë talentja shqiptare. Ajo shton se fituesit do të sigurojnë vend edhe në kombëtaren gjermane, me çka të njëjtit do të paraqiten edhe në Kampionatin Evropian e Botëror.

“Më të suksesshmit sipas seleksionueses gjermane do të paraqiten në evenimentet e mëdha evropiane dhe botërore. Kjo do të jetë një motiv plus që unë të jap maksimumin në këtë aktivitet”, tha Seferi. Pas këtij evenimenti do të zhvillohet edhe kampi gjerman, ku do të merr pjesë edhe Blerina. “Në Gjermani zakonisht pas çdo gare zhvillohet edhe kamp me xhudistët që duan të marrin pjesë por edhe me trajner nga vende të ndryshme të botës.

Unë gjithnjë i bashkohem këtyre ushtrimeve, pasi gjithnjë mëson diçka të re dhe je në trend me xhudon botërore”, pohoi Blerina. Qëllimi kryesor i “Shqiponjës së Shipkovicës” është që një ditë të paraqitet me sukses edhe tek senioret me çka të arrij rezultate të ngjashme me kampionen e dyfishtë të botës, Majlinda Kelmendi.

Kur jemi tek Kosova, duhet cekur se Blerina ka kohë që po kontakton me njërin ndër trajnerët më të mirë botëror Driton Kuka, me ç’rast vet ai ka lavdëruar kualitetin e xhudistes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat