​Wenger: Chelsea e fitoi titullin

Sporti

​Wenger: Chelsea e fitoi titullin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:43

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, duket se kishte mbajtur shpresa se skuadra e tij mund t’ia rrëmbente Chelseat titullin nga dora në javët e mbetura të sezonit.

Mirëpo, pas barazimit pa gola ndaj Bluve, francezi ka thënë se Topçinjtë e kanë humbur garën për titull, pasi që është e pamundur të arrihet lideri.

I pyetur nëse titulli i takon Chelseat, ai është përgjigjur: “Po, tashmë dihet”.

“Një fitore sot (e diel) ishte e domosdoshme. Por, tashmë është pamundur që (Chelsea) ta humbë atë”, ka shtuar Wenger.

Ekipi i Jose Mourinhos ka dhjetë pikë më shumë se Arsenali dhe të dyja këto ekipe kanë edhe nga pesë ndeshje për të zhvilluar.

Kjo do të thotë se Chelseat i duhen vetëm gjashtë pikë nga ato takime (nëse Arsenali i fiton të gjitha) për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Ligës Premier për sezonin 2014/2015).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat