Hazard, lojtari i vitit

Sporti

Hazard, lojtari i vitit

Më: 27 prill 2015 Në ora: 06:58

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, është shpallur ‘PFA Lojtari i vitit’ duke mposhtur konkurrencën e David De Gea (Manchester United) dhe Harry Kane (Tottenham Hotspur).

Belgu ka qenë ndër lojtarët më meritorë që Blutë do të kurorëzohen me titullin e Ligës Premier këtë sezon, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tetë asistime deri më tani.

Derisa disa bashkëlojtarë të tij ranë nga forma në pjesën e dytë të sezonit (p.sh Cesc Fabregas), Hazard vazhdoi të luante mirë dhe me plot meritë e fiton këtë çmim.

Aftësitë e tij dhe golat e rëndësishëm e kanë bërë që të renditet para portierit të Djajve të Kuq dhe sensacionit të sivjetmë të Spursave.

De Gea ka qenë vendimtar në përparimin e skuadrës së tij këtë sezon, derisa 21-vjeçari Kane ka shënuar 30 gola këtë edicion (20 në Ligën Premier).

Në garë për këtë çmim ishin edhe Philippe Coutinho (Liverpool), Alexis Sanchez (Arsenal) dhe Diego Costa (Chelsea).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat