Arsenal-Chelsea, pa fitues

Sporti

Arsenal-Chelsea, pa fitues

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 18:54

Arsenal-Chelsea, njëherësh derbi i javës në Premier Leaguen (java e 34-të), përfundoi pa gola (0:0). Chelsea kthehet me një pikë dhe që konfirmon se janë kampion të ri, ndërsa për Arsenalin kjo pikë është mjaft e rëndësishmen në luftë për vend të dytë. Në një ndeshje mjaft interesante deri në minutat e fundit, ‘Topçinjtë’ kërkuan fitore që të rikthehen në vend të dytë, por qe e pamundshme, pasi që vështirë ishte të thyhet mbrojtja e Chelseat.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson të ruajë vendin e tretë deri në fund që e shpie direkt në Champions League. Arsenali renditet i treti me 67 pikë sa ka edhe Manchester City në vend të dytë dhe Chelsea kryeson me 77 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat