Ujkani mposhtet nga Parma

Sporti

Ujkani mposhtet nga Parma

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:11

Skuadra e Parmës, ani se është fundosur dhe ka humbur të gjitha shpresat për mbijetesë në Serie A, po luan burrërisht. Ata si vendas shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Palermos. Futbollisti Andi Lila, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është aktivizuar në minutën e 72-të për parmakët dhe luajti mjaft mirë. Nocerino në minutën e 22-të shënoi nga penalltia për fitoren e vendasve. Portieri Samir Ujkani luajti titullar për Palermon dhe madje e kuptoi penalltinë, por nuk arriti të mbrojë. Palermo është e renditur e 11-ta me 41 pikë, kurse Parma e fundit me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat