Evertoni lë fjetur Manchester Utd

Sporti

Evertoni lë fjetur Manchester Utd

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:24

Pak kush e ka besuar se Manchester Utd do të pësojë debakël me rezultat 3:0 nga Evertoni. Manchester Utd nuk ishte në formën e pritur, kësisoj u zu në gjumë dhe pësoi humbje të rëndë, ndaj edhe bie në vend të katërt me 65 pikë, ku ka dy pikë më pak se rivali vendas, Manchester City që është në vend të dytë.

Në minutën e 5-të, McCarthy, bëri kërdi në mbrojtjen mysafire dhe shënoi për 1:0. Stones në minutën e 35-të me kokë shënoi gol të bukur dhe Mirallas (74’) vulosi rezultatin në 3:0.

Manchester Utd është në vend të katërt me 65 pikë, ndërsa Evertoni i 12-ti me 41 pikë. Manchester Utd tani për tani ka dy pikë më pak se Manchester City dhe Arsenali, skuadra që luftojnë për të siguruar kualifikimin direkt në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat