Dortmundi mohon marrëveshjen United - Gundogan

Sporti

Dortmundi mohon marrëveshjen United - Gundogan

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:16

Shefi i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka mohuar spekulimet se Manchester United është afër që të arrijë marrëveshje me mesfushorin Ilkay Gundogan.
Sipas raportimeve, Gundogan thuhej se do të kalonte te klubi anglez për 30 milionë euro gjatë verës.

24-vjeçari ka edhe një vjet në kontratë me skuadrën gjermane dhe, sipas Watzkes, Dortmundi është duke menduar që ta shesë, por akoma s’ka pasur kontakte me Manchester Unitedin.

“Me Manchester Unitedin nuk ka kontakte. Nëse Ilkay na thotë që nuk do ta zgjasë kontratën, do të ulemi dhe do të diskutojmë për këtë. Por, kjo s’ka ndodhur akoma. Mediat duhet të kujdesen. Nuk dua të tregohem i ashpër, por ato po spekulojnë për gjithçka që dëgjojnë”, ka thënë ai për "Sky Deutschland".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat