Michael Laudrup ka favorizuar Real Madridin në ballafaqim me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, ai ka paralajmëruar Los Blancos që të mos e nënqmojnë gjigantin italian.
“Juventus mund të jetë skuadra më e lehtë në short, por është vetëm në teori. Ka një faktor të befasisë në favor të tij”, deklaroi Laudrup për “AS”.
“Buffon, Chiellini me përvojë, talenti i Pirlos, fuqia e Vidal dhe uria e Morata e Pogba. Nuk do të jetë e lehtë për Realin, kjo është e sigurt”, u shpreh ai.
“Por, Reali ka avantazhin e ndeshjes së kthimit në shtëpi, dhe nëse i rikthehen disa futbollistë nga lëndimet, atëherë është favorit”, u shpreh ai.