Krasniqët ‘kërcënojnë’ njëri - tjetrin!

Sporti

Krasniqët ‘kërcënojnë’ njëri - tjetrin!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:23

Prishtina i do vetëm tri pikë në Istog dhe të mbajë hapin në luftë për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Istogu-Prishtina, parashikohet të jetë ndeshje e fortë dhe e nxehtë në aspektin sportiv deri në çastet e fundit. Futbollistët e Istogut janë të motivuar dhe synojnë fitore që t’i gëzojnë tifozët e tyre, ‘Gjimmat’. Ndeshja do të luhet nesër në orën 14.00 dhe pritet të mbledhë sa më shumë shikues në stadium.

Istogu renditet në vend të nëntë me 26 pikë, kurse Prishtina ka 13 pikë më tepër dhe pozicionohet i treti në klasifikim. Për Besnik Krasniqin, mbrojtës i Istogut, është një emocion i thellë, sepse për herë të parë do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Prishtina.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat