Ancelotti: Isco mund ta zëvendësojë Modricin

Sporti

Ancelotti: Isco mund ta zëvendësojë Modricin

Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:37

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i bindur se lojtari i tij, Isco Alarcon mund ta zëvendësojë me sukses të lartë Luka Modricin i cili është lënduar dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Ancelotti ka thënë se Reali mund të mos e ndjejë shumë mungesën e Modricit, pasi Isco mund ta zëvendësojë atë.

“Neve janë duke na munguar disa lojtarë mjaft të rëndësishëm, por është e pamundur që ne të motivohemi më shumë se që jemi të motivuar tani. Ne duhet të pajtohemi me lëndimet”.

“Isco ka luajtur në pozitën e Modricit edhe më herët dhe e bëri këtë gjë në mënyrë shumë të miër. Ne kemi disa opsione edhe pa Balen e Benzeman. Aty janë James, Jese dhe Chicharito”.

“Unë do të tentoj të zgjedh formacionin më të mirë të mundur”, përfundoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat