Reali në siklet, lëndime të shumta

Sporti

Reali në siklet, lëndime të shumta

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:50

Real Madridi është në një situatë të pavolitshme, sepse përveç Luka Modriçit do t’i mungojë edhe sulmuesi Karim Benzema kundër Atletico Madridit, e cila luhet nesër në orën 20.45, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League në futboll. Ylli francez nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe është i detyrua që ndeshjen ta shikoj nga tribunat. Real Madrid, nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar mungesën e sulmuesit Karim Benzema për ndeshjen e kthimit kundër Atleticos. Ai vuan nga një lëndim në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për dhjetë ditë deri në dy javë. Gjithashtu, Ancelotti nuk mund të llogaritë edhe në dyshen Luka Modriç e Gareth Bale, po ashtu të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat