Rodriguez ka një porosi për kundërshtarët

Sporti

Rodriguez ka një porosi për kundërshtarët

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:01

James Rodriguez u ka bërë me dije kundërshtarëve se Real Madridi synon ta fitoj trofeun e njëmbëdhjetë (La Undecima) në Ligën e Kampionëve.

James Rordiguez ka paralajmëruar Atleticon se Real Madridi do të bëjë çmos që t’i eliminoj nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon ka përfunduar pa fitues (0:0), derisa takimi i kthimit do të luhet nesër në Santiago Bernabeu.

Ai gjithashtu, u ka bërë me dije kundërshtarëve se Reali synon ta fitoj trofeun e njëmbëdhjetë (La Undecima) në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi në gjendje të japim gjithçka nga vetja për ta fituar La Undecima. Ka gjithmonë presion këtu. Ju duhet të dini se si të trajtoni atë”, ka deklaruar Rodriguez për BWIN.

"Atletico është një ekip i madh. Unë mendoj se kjo mund të jetë një ndeshje e madhe dhe të gjithë ëndërrojmë të vazhdojmë tutje”, ka theksuar kolumbiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat