Abrashi i dëshpëruar me humbje

Sporti

Abrashi i dëshpëruar me humbje

Nga: K.Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:12

Amir Abrashi me ekipin e tij, Grasshoppers, pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga Luzerni. Futbollisti Schneuwly në minutën e 28-të e 66-të realizoi golat e fitores për Luzernin dhe ia solli tri pikë të mëdha skuadrës së tij. Abrashi luajti titullar, duke u ndërruar në minutën e 61-të. Luzern klasifikohet në vend të 8-të me 28 pikë, kurse Grasshoppers është i shtati me 31 pikë pas 28 javëve në Superligën e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat