Besa fitoi derbin e fqinjëve

Sporti

Besa fitoi derbin e fqinjëve

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:12

Skuadra e Besës nga Peja shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Istogut. Kjo është fitorja e dytë radhazi ndaj të njëjtës skuadrës brenda një jave, pasi herën e kaluar e kishin mundur me rezultat 2:1. Futbollisti Mensur Duraku realizoi nga penalltia në minutën e 14-të dhe ia siguroi tre pikë të mëdha. Besa klasifikohet në vend të dytë me 41 pikë dhe ka 6 më pak se Feronikeli, kurse Istogu klasifikohet i 9-ti me 26 pikë në Raiffeisen Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat