Prishtina gati për finalen e madhe të Ligës Ballkanike

Sporti

Prishtina gati për finalen e madhe të Ligës Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 12:13

Basketbollistët e Sigal Prishtinës janë në formë të mirë dhe mezi po e presin finalen e madhe të Ligës Ballkanike, në përballje me ekipin nga Bullgaria, Rislki Sportisti. Finalja e parë luhet me 21 prill , në orën 18.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit me 29 prill.

Trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski, ka një sprovë të vështirën ndaj ekipit bullgar. Prishtina është e përgatitur maksimalisht dhe synon fitore që të shkojë drejt titullit të parë historik! Drejtuesit e klubit Prishtina konfirmuan se biletat dalin në shitje 21 prill, nga ora 13.00 dhe kushtojnë 3 euro, kurse çmimi i VIP biletave kushton 15 euro, pra rendi i parë pas koshave, ndërsa 10 euro rendi i dytë dhe tretë pas koshave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat