Hazard largohet nga Chelsea?

Sporti

Hazard largohet nga Chelsea?

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:53

Eden Hazard ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të largohet nga Chelsea.
Mesfushori belg është njëri nga lojtarët më të mirë të klubit londinez këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime në Premier Ligë.

Hazard që u transferua te “Blutë” për 32 milionë funte nga Lille në vitin 2012, ka thënë se është shumë i lumtur në Stamford Bridge, por ka pranuar se në të ardhmen mund të rikthehet te klubi i vjetër.

“Për momentin jam mirë te Chelsea”, ka thënë Hazard.

“Gjithmonë kamë thënë se dua të qëndroj atje dhe të fitoj shumë trofe, por do të shohim pas kësaj. Në futboll, kurrë nuk i dihet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat