Tjetër fitore për FC Kevitan

Sporti

Tjetër fitore për FC Kevitan

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:52

Pas kësaj fitoreje FC Kevitan konsolidon pozitat në vendin e parë të Grupit A në Kategorinë e tretë.

FC Kevitan vijon në rrugën e fitoreve në Kategorinë e Tretë duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për të siguruar ngjitjen direkte në Kategorinë e Dytë. Skuadra e krijuar prej vetëm pak kohësh duke patur në themelin e saj një filozofi bashkokohore të grumbullimit të talenteve të rinj ka rregjistruar një seri vërtet impresionuese prej 14 fitoresh rradhazi, duke mos njohur asnjë humbje dhe asnjë barazim në sezonin aktual.

Në takimin e fundit FC Kevitan arriti një sukses të vështirë duke mposhtur 1-0 falë një goli të Hajdarit në minutën e 16 Spartak Tiranën. Pas kësaj fitoreje FC Kevitan konsolidon pozitat në vendin e parë të Grupit A në Kategorinë e tretë në kuotën e 42 pikëve , 6 pikë më tepër se Bulqiza e vendit të dytë ndërkohë që është shkëputur me 12 pikë nga Spartaku i vendit të tretë. Vec synimit për ngjitjen një kategori më lart FC Kevitan falë ecurisë së jashtëzakonshme i ka vënë vetes një objektiv madhor, atë të thyerjes së rekordit të serisë më të gjatë të fitoreve që aktualisht mbahet nga Dinamo me 17 suksese rradhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat