Ja plani i Barçës për transferimin e Pogbas

Sporti

Ja plani i Barçës për transferimin e Pogbas

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:16

Futbollisti francez i Juventusit, Paul Pogba është një nga më të kërkuarit në botën e futbollit. forma e mirë e treguar në këtë edicion ka ndikuar që ai të kërkohet nga thuajse të gjitha klubet e mëdha.

Ndër skuadrat më të interesuara vazhdon të jot Barcelonë, e cila po e përgatit një ofertë joshëse për “Zonjën e Vjetër” për ta bindur që ta lirojë yllin e saj.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Spanjë, Barcelona do të ofrojë 50 milionë euro dhe po ashtu edhe sulmuesin Pedro. Ky i fundit që një kohë të gjatë është në listën e transfereve të Juventusit. Pedro ka kërkuar të largohet nga Barcelona, pasi po i mungon hapësira për të luajtur dhe kjo mund të ndikojë që të kryhet transferimi i Pogbas në “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat