Feronikeli e Prishtina nuk ndalen

Sporti

Feronikeli e Prishtina nuk ndalen

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2015 Në ora: 14:56

Feronikeli nga Drenasi dhe Prishtina vargojnë fitoren e katërt më radhë në pjesën pranverore dhe vazhdojnë rrugën në luftë për titullin e kampionit. Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Feronikeli mposhti Ferizajn me rezultat bindës 4:0.

Një fakt interesant është se Feronikeli përplot 360 minuta nuk ka pësuar gol dhe ka realizuar gjithsej 10 gola. Ferizaj në 15 minutat e fundit i lëshoi forca dhe pësuan tri gola. Futbollisti Labidar Lladrovci në minutën e 75-të, Mendorim Olluri (70’ e 84’) e Lulzim Doshlaku (90’) shënuan për Feronikelin, e cila kryeson tabelën me 40 pikë në Raiffeisen Superligën pas 21 jave. Prishtina thyen traditën e rezultateve të këqija me Drenicën.

Prishtinasit para shikuesve të vet fituan me rezultat 3:0, duke iu falënderuar golave të Labinot Osmanit në minutën e 42-të e 77-të dhe Gentrit Begollit (88’), ky i fundit shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra. Prishtina ka një seri të shkëlqyeshme në pranverë, katër fitore radhazi apo plotë 360 minuta nuk ka pësuar gol, e cila është në vend të dytë me 37 pikë, kurse Drenica klasifikohet e shtata me 27 pikë të mbledhura.

Kampioni në fuqi, Kosova e Vushtrrisë, arriti fitore të zorshme me rezultat 1:0 kundër Trepçës nga Mitrovica. Faruk Statovci në minutën e 79-të realizoi golin e fitores. Istogu në vatër të vet fitoi me rezultat 2:1 ndaj Hajvalisë. Mërgim Pevqeli në minutën e 7-të kaloi në epërsi mysafirët, ndërsa Besnik Krasniqi me një gjuajtje të fortë e barazoi rezultatin 1:1 në minutën 81-të.

Istogu siguroi fitoren në minutën e 90+4, kur Besnik Krasniqi qe i pagabueshëm nga penalltia, pasi që më parë Shabotiq ishte penguar në mënyrë të palejueshme nga Erdin Hashani.

Raiffeisen Superliga
Trepça ’89-Vëllaznimi 2:0
Besa-Drita 1:0
Feronikeli-Ferizaj 4:0
Istogu-Hajvalia 2:1
Kosova (V)-Trepça 1:0
Prishtina-Drenica 3:0

Tabela

1. Feronikeli 20 11 7 2 40
2. Prishtina 20 10 7 3 37
3. Hajvalia 20 9 5 6 32
4. Besa 20 9 5 6 32
5. Trepça ’89 20 7 10 31
6. Kosova (V) 20 7 8 5 29
7. Drenica 20 8 3 9 27
8. Istogu 20 6 5 9 23
9. Drita 20 5 6 9 21
10. Vëllaznimi 20 5 5 10 20
11. Ferizaj 20 4 5 11 17
12. Trepça 20 3 6 11 15
Në javën e ardhshme, takohen: E shtunë: Drenica -Feronikeli; e diel: Istogu-Trepça ’89, Hajvalia-Besa, Trepça-Vëllaznimi, Ferizaj-Kosova (V) dhe Drita -Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat