Ansi Agolli pritet si hero ne Azerbaixhan, ja çfarë dhurate luksoze mori ai

Sporti

Ansi Agolli pritet si hero ne Azerbaixhan, ja çfarë dhurate luksoze mori ai

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:51

Ishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Karabak.
Klubi Karabag ku luan Agolli, në rast fitoreje ndaj armenëve, i kishte premtuar një dhuratë të veçantë, si atij, ashtu edhe shqiptarit tjetër, Admir Teli.

Megjithatë, dhuratën më të bukur Agolli e ka marrë nga trajneri i vet, Kurban Kurbanov: një orë Rolex. Jo vetëm kaq, sepse trajneri e ka përqafuar Agollin 4 herë, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë me këtë lojtar.

Ansi, konsiderohet si lojtari i huaj më i mire që ka luajtur në radhët Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Europa League.

Edhe vlerësimi e pritja e tifozerisë kazake ka qenë e jashtëzakonshme, pasi të gjithë dëshironin një fitore kundër Armenisë së urryer.

Vetë Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat