Bale, lojtari më i shpejtë në botë me topin në këmbë

Sporti

Bale, lojtari më i shpejtë në botë me topin në këmbë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:03

Gareth Bale është lojtari më i shpejtë i botës me topin në këmbë. Këtë fakt e konfirmon një studim i realizuar nga klubi Pachuca në Meksikë. Sipas të dhënave, uellsiani e ka shpejtësinë mesatare 36.9 km/h, duke zbritur në vendin e dytë ekuadorianin e Manchester United, Antonio Valencia dhe meksikanin e Pachucas, Jurgen Damm.

Maksimumin e shpehtësisë, Gareth Bale e arriti në atë inkursion nga krahu i majtë në finalen e Kupës së MBretit kundër Barcelonës. Shpejtësia e uellsianit arriti maksimumin pasi përshkoi 59.1 metra për 7 sekonda, çka e avantazhoi për t’iu drejtuar i vetëm portës së Pintos, duke realizuar edhe golin e suksesit.

Faktin që sulmuesi i Realit është futbollisti më i shpejtë në botë e konfirmon edhe kampioni i 100 metrave, Usain Bolt, sipas të cilit uellsiani nuk ka rivalë në këtë garë.

Për të vazhduar me klasifikimin, në vendin e katërt shfaqet Aron Lennon, ndërsa Cristiano Ronaldo mban vendin e pestë me 33,6 Km/h. Lionel Messi humbet diçka në këtë klasifikim pasi shpejtësia e tij mesatare është 32,5 Km/h, i ndjekur nga Wayne Rooney, Frank Ribery dhe Sergio Ramos që mbyll dhjetëshen e parë me 30.6 Km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat