Rezultate të mira të skiatorëve tanë në Francë e Itali

Sporti

Rezultate të mira të skiatorëve tanë në Francë e Itali

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 12:41

Pas 6 ditë të garave të mbajtura në kuadër të FIS-it, në Itali dhe në Francë, skiatorët tanë dolën me rezultate të mira.
Arbi Pupovci i shkëlqyer në Francë, duke e zënë vendin e 16-të në mesin e skiatorëve më të mirë të botës në kategorinë e pionierëve të vjetër.

Në garat ndërkombëtare të FIS-it në Qendrën Skitare Abedone të Italisë, morën pjesë rreth 350 garues të 40 shteteve të fuqishme të botës dhe kategorive të reja.

Në Itali garat u zhvilluan në sllallom dhe sllallom, ku reprezentuesit e Kosovës Dhurim Zhuri (pionierë i ri) dhe Arbër Pupovci, arritën rezultate solide, duke zënë vendet e 38-të përkatësisht të 44-të. Pas garave në Itali reprezentuesi i Kosovës garuan në Francë në Qendrën Skitare Praleoup dhe Sause. Skiatorët tanë stërviten katër ditë në mënyrë speciale me reprezentuesit e shteteve të tjera, ku ia dolën të përparojnë shumë në cilësi për garat që ishin në vazhdimësi.

Garat u zhvilluan në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh. Rezultatet dukshëm ishin më të mira sidomos në disiplinën e sllallomit, të ngrirë dhe pothuajse të betonuar, garuesit tanë treguan rezultate që ishin të lakmushme edhe për disa ekspertë që ishin të pranishëm. Kështu që Arbër Pupovci në sllallom ishte i shkëlqyer duke zënë vendin e 16-të, pas dy rrëshqitjeve pati edhe duartrokitje nga të pranishmit. Edhe Dhurim Zhuri një djalosh për herë të parë mori pjesë në garat e FIS-i, ka treguar rezultat solid në sllallom dhe supersllallomin e madh duke zënë vendine 38-të përkatësisht të 40-të që u mbajt në Francë.

Shihet se ka një perspektiv dhe pritet shumë nga ai në të ardhmen. Dhurimi vendin e 38-të në sllallom edhe në Itali. “Mendimi i shumë ekspertëve botëror, që gjithsesi Kosova ti ndjekë këto gara si të them karvani i bardhë, prej këtyre garave kanë dalë në të kaluarën talentet më të mëdhenj, si Ivica Kosteliç Janica Kosteliç, Tina Maze e shumë e shumë të tjerë. Kështu që sipas mendimit të atyre ekspertëve, sipas mundësive financiare të skiatorëve tanë duhet me marr pjesë në garat e tilla”, tha Hajrush Demaj, kryetar i FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat