Chelsea e ka gati ofertën për Bale

Sporti

Chelsea e ka gati ofertën për Bale

Më: 30 mars 2015 Në ora: 12:15

Gareth Bale është në krye të listës së transferimeve të Chelseat për afatin kalimtar veror.
Metro njofton se Blutë tashmë e kanë gati ofertën që do t’ia bëjnë Real Madridit për anësorin uellsian.

Sipas njoftimit, klubi anglez do të ofrojë 102 milionë euro për lojtarin, të cilin Los Blancos duket se janë të interesuar ta shesin.

Kjo shifër është shumë më e vogël se ajo që, sipas spekulimeve, është gati të paguajë Manchester Unitedi.

Prandaj, pritet të shohim një garë midis dy rivalëve anglezë për nënshkrimin e Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat