Rama falënderon lojtarët dhe “shqiptarin më të ri”

Sporti

Rama falënderon lojtarët dhe “shqiptarin më të ri”

Më: 29 mars 2015 Në ora: 20:09

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përgëzuar e falënderuar lojtarët e Kombëtares shqiptare, si dhe trajnerin italian të shqiptarizuar, Gianni De Biasi.

“Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirënjohje shtetasit më të ri shqiptar, Gianni De Biasi”, ka shkruar kryeministri Rama në profilet e tij në rrjetet sociale.

Rama ka mbajtur të informuar në kohë reale ndjekësit e tij në FAcebook e Twitter, duke treguar momente kur Mërgim Mavraj e Shkëlzen Gashi dhanë golat e rikthimit të rezultatit në favor të kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat