A është kjo e dashura e Granit Xhakës? (Foto)

Sporti

A është kjo e dashura e Granit Xhakës? (Foto)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 13:21

Duket se Granit Xhaka pati një dedikim të veçantë për golin e shënuar të premten me Zvicrën. Ai pas shënimit ndaj Estonisë, formoi me duar zemrën, në vend të shqiponjës.

Mirëpo, në bazë të fotove të publikuara nga mediat zvicerane, del se Xhaka këtë gol ia ka kushtuar të dashurës së tij që ndodhej në tribuna, edhe pse nuk dihet saktësisht nëse ajo është personi që ia ka rrëmbyer zemrën.

Kjo bukuroshe qëndroi në tribuna me babain e Granitit, Ragipin, kurse fotoja tregon se numri 10 i Zvicrës, pas ndeshjes shkoi për ta përshëndetur, dhe për t’ia shtrënguar dorën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat