Brazili i fortë për Francën

Sporti

Brazili i fortë për Francën

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:03

Brazili është treguar më i fortë se Franca duke e mposhtur në një ndeshje miqësore (3-1) që u zhvillua në Stade de France në Paris.

Les Bleus patën pak raste në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol. Valbuena harkoi nga këndi dhe Raphael Varane realizoi me kokë (22’).

Mirëpo, Selecao barazoi para se të shkonte në pushim. Oscar kombinoi me Firminon, i cili ia ktheu topin dhe mesfushori i Chelseat realizoi (41’).

Në gjysmën e dytë, brazilianët përmbysën gjithçka. Willian asistoi te Neymar nga e majta dhe sulmuesi i Barcelonës u tregua i saktë (57’) për epërsinë e Brazilit.

Fitoren e vulosi Luiz Gustavo (69’), pas një harkimi të Willian nga këndi.

Pikërisht në këtë stadium, Stade de France, në vitin 1998, Franca e Zinedine Zidane e mposhti Brazilin me rezultat 3-0 me dy gola të legjendës Zizu dhe një të Emmanuel Petit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat