Scholes: Ozil është frikacak

Sporti

Scholes: Ozil është frikacak

Më: 7 mars 2015 Në ora: 00:16

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, e ka kritikuar mesfushorin gjerman, Mesut Ozil, duke thënë se ai e ka zgjedhur opsionin më të lehtë kur iu ka bashkuar Arsenalit.

Mesfushori gjerman u transferua te Topçinjtë nga Real Madridi për 50 milionë euro, mirëpo asnjëherë nuk arriti të shkëlqejë siç bënte dikur te Los Blancos, dhe për këtë është kritikuar nga Scholes.

“Gjatë viteve të kaluara, lojtarët e mëdhenj të cilët kishin ambicie, si Patrick Vieira, Thierry Henry, Cesc Fabregas, Robin van Persie, të gjithë janë larguar. Ata janë larguar për arsyen e vetme sepse Arsenali nuk luante për të fituar tituj të ligës më”, tha fillimisht anglezi.

“Ata lojtarë e kuptuan se nëse duan të fitojnë kampionate, duhet të shkojnë diku tjetër. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Ozil e zgjodhi opsionin më të lehtë kur iu bashkua Arsenalit”.

“Prej se ka shkuar aty, ju nuk mund t’i gjykoni cilësitë e tij, mirëpo shpesh duket si i humbur. Ai ka nevojë për një lider rreth vetes për ta motivuar atë. Në Real Madrid ai kishte mundësinë për të fituar tituj të kampionatit, ndërsa te Arsenali nuk është kështu”, ka shtuar Scholes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat