Ja kush është futbollisti më i pasur në botë

Sporti

Ja kush është futbollisti më i pasur në botë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:14

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur në botë me një pasuri personale prej 210 milionë euro, rreth 9.7 milionë më shumë se Lionel Mesi.

Tre herë fituesi i “Topit të Artë” ka rritur hendekun me Mesin, rivalin e tij argjentinas që ka 201 milionë.

Sipas “Goal.com” Ronaldo dhe Mesi gëzojnë paga më të larta se çdo futbollist tjetër në planet.

Të ardhurat e tyre, të cilat sigurohen nga sponsorizimet, pagat dhe shpërblimet, janë disa herë më të larta se të Nejmarit, i cili renditet i treti në listë me 135.5 milionë.

Më tej në listë vjen ylli i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç, me 105.5 milionë, ndjekur nga sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi me 103.5 milionë.

Më pas, në vendin e gjashtë dhe të shtatë vijnë Kaka dhe Samuel Eto, me nga 96.5 dhe 87.5 milionë euro.

Top-dhjetëshja mbyllet me Rraulin, Rronaldinjon dhe Frenk Lampard, përkatësisht me 85.5, 83.5 dhe 80.5 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat