Sfida të vështira për shqiptarët

Sporti

Sfida të vështira për shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:33

Për futbollistët shqiptarë që luajnë në Bundesliga I, vërtetë java e 24-të do të jetë shumë e vështirë. Futbollisti Granit Xhaka me Monchengladbach-un kanë ndeshje të vështirë nesër si mysafir me Mainzin. Monchengladbach ka ekip të fortë dhe është në vend të tretë me 40 pikë, në fakt kërkojnë pikë që ta përforcojnë edhe më shumë këtë pozicion që në fund i shpie në garat e Champions League. Xhaka me shokë janë të mobilizuar ndaj Mainz-it, e cila ka ekip të papërshtatshme! Sulmuesi Admir Mehmedi me ekipin e tij, Freiburg, në konak presin Werderin nga Bremeni. Për Freiburgun është ndeshje shumë e vështirë, duke e marr parasysh edhe formën e lartë që po dëshmon ekipi nga Bremeni në pjesën e dytë të kampionatit. Freiburgu është në pozitë të palakmueshme përkatësisht i 17-ti me 22 pikë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat