Dunga zbulon listën e futbollistëve

Sporti

Dunga zbulon listën e futbollistëve

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:29

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, zbuloi listën e futbollistëve që do të luajnë në miqësore, kundër Francës dhe Kilit. Ndër emrat e 23 lojtarëve të përzgjedhur nuk mungojnë surprizat por ka edhe disa rikthime të bujshme. Kështu Dunga ka grumbulluar sërish në kombëtare ish-sulmuesin e Milanit, Robinho i cili aktualisht është pjesë e skuadrës braziliane të Santosit.

Ja lista e futbollistëve: portieri: Jefferson (Botafogo), Marcelo Grohe (Gremio), Diego Alves (Valencia); mbrojtës: David Luiz (PSG), Marquinhos (PSG), Thiago Silva (PSG), Miranda (Atletico Madrid), Filipe Luis (Chelsea), Danilo (Porto), Fabinho (Monaco), Marcelo (Real Madrid); mesfushorë: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Elias (Corinthians), Souza (Sao Paulo), Fernandinho (Manchester City), Philipe Coutinho (Liverpool), Willian (Chelsea), Firmino (Hoffenheim), Oscar (Chelsea), Douglas Costa (Shakhtar); sulmues: Neymar (Barcelona), Diego Tardelli (Shandong), Robinho (Santos).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat