KE i FFK-së: Përmbahuni nga deklaratat ofenduese

Sporti

KE i FFK-së: Përmbahuni nga deklaratat ofenduese

Më: 5 mars 2015 Në ora: 15:18

KE i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademi, nënkryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizoi përgatitjet për që po bëhen për pjesëmarrje të Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshje miqësore në Gjermani me klubet e mirënjohura gjermane të parën më 24 mars me skuadrën Eintracht Frankfurt dhe më 27 mars me Werder Bremen, duke konstatuar se përgatitjet po rrjedhin me dinamikën e paraparë.

Po ashtu KE analizoi dhe rrjedhën e javës së parë të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës dhe ka vlerësuar si stinori nisi mjaft mirë.

Ndërsa, KE ka vërejtur se pati disa deklarata të pamatura të disa individëve, ndaj KE kërkon edhe një herë nga të gjithë personat zyrtarë (Kontrollorë, vëzhgues, gjyqtarë, futbollistë, trajnerë dhe të tjerë që janë përgjegjës për ndeshje) të përmbahen nga deklaratat ofenduese që bien ndesh me Kodin e mirësjelljes së FFK-së, sepse për çdo pakënaqësi ka mënyra tjera për ankimim duke shfrytëzuar kështu instancat tjera të vendimmarrjes. KE miratoi listën përfundimtare të gjyqtarëve për rangjet garuese. KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat e drejtuar këtij organi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat