Nexhipi ftesë tifozëve: Titullin e fitojmë të gjithë bashkë

Sporti

Nexhipi ftesë tifozëve: Titullin e fitojmë të gjithë bashkë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:38

Flamurtari, pengesa e radhës në kampionat për 15 herë kampionët e Shqipërisë, është e vetmja skuadër e Superiores ndaj të cilës Partizani nuk e ka provuar ende shijen e fitores

Partizani tashmë e ka hedhur pas krahëve eliminimin nga kupa, duke normalizuar edhe marrëdhëniet me tifozët e kuq, të cilër pritet të jenë të shumtë në numër në Niko Dovana për sfidën me Flamurtarin. Kapiteni Nderim Nexhipi, një ndër katalizatorët për rikthimin e besimit të tifozëve, siguron se të gjithë faktorët në kampin e kuq janë bashkë për të njëjtin objektiv, titullin kampion.

"Pa ndihmën e tifozëve ne nuk mund të shkojmë drejt titullit kampion. Mbështetja e tyre në këtë moment është e domosdoshme dhe unë kam besim të plotë se së bashku do t'ia dalim."

Flamurtari, pengasa e radhës në kampionat për 15 herë kampionët e Shqipërisë, është e vetmja skuadër e Superiores ndaj të cilës Partizani nuk e ka provuar ende shijen e fitores, mirëpo Nexhipi është i bindur se kjo e dhënë do të ndryshojë në favor të të kuqve.

"E presim Flamurtarin me bindjen e plotë se do të fitojmë. Nuk kemi mundur ta mposhtim këtë kundërshtar në dy sfidat e parë por besoj se ka ardhur momenti që ta ndryshojmë këtë trend."

Në këtë javë të 25 Partianin ka shansin të forcojë pozitat në krrye të klasifikimit, pasi Skënderebe dhe Tirana do të përballen mes tyre në një sfidë direkte në Korcë.

"Ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, por ne më parë duhet të marrim fitoren ndaj Flamurtarit."

Edhe pse Kukësi kryeson renditjen, sipas 30-vecarit kundërshtarët që duhet t'u druhet më shumë Partizani janë Tirana dhe Skënderbeu.

Nëxhipi kujtoi gjihashtu se shtyrja e derbit u mor në të mirë të futbollit, pasi Tirana - Partizani nuk do të kishte të njëjtin impakt nëse do të luhej në një qytet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat